Bashkëpunimi i avokatëve penalistë heqin “doganën” në rajon

Avokatët e cështjeve penale kërkojnë që të hiqen barrierat dhe burokracitë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe të lind e drejta që këta avokatët të marrin pjesë në gjykatat e këtyre vendeve. Drejtuesi i Shoqatës së Avokatëve Penalistë tha se ky rrjet bashkëpunimi do të ishte një përvojë e mirë dhe një e drejtë e mohuar deri më tani.

Ekspertët e huaj thanë se avokatët e vendit kanë nevojë që të përfshihen edhe eksperinca juridike europiane në kohën kur vendit i kërkohen përshtatje të legjislacionit me atë të BE. Për rrjetin e avokatëve Shqipëri-Kosovë-Maqedoni ekspertët e huaj thanë se BE mbështet me financime këtë projekt, por më parë duhet të konsolidohet bashkëpunimi.

Shkeputur nga OraNews