Rreth Nesh

Zyra e Avokatise dhe Konsulences Ligjore VISHAJ me përvojë intensive 20 vjeçare, ofron shërbime ligjore e juridike efektive. Tek ne mund të mbeshteteni në kompetencë dhe gatishmëri për kryerjen e menjëhershme të nevojave tuaja urgjente. Kjo dëshmohet me spektrin e gjëre të veprimeve dhe numrin madh të anëtarëve të siguruar tek ne. Gjithashtu zyra avokatise tone zoteron nje shtrirje masive te veprimtarisë ligjore dhe e ushtron me sukses, por kjo është edhe meritë e klientëve tanë të sinqertë dhe të bashkëpunëtorëve të palodhshëm në çdo fushë legale.

Në ditet e sotme eshtë teper e veshtire dhe e komplikuar të kuptosh lidhjet të kontratave te pronave të ndryshme dhe të finalizimit të nevojave përkatëse të njerëzve tanë në fushen e drejtësisë. Kjo komplikueshmëri i lë shpesh njerezit te pambrojtur dhe me paqartesi të nevojshme. Zyra jonë ju ofron informata të kuptueshme dhe reale, me të gjitha shpjegimet e nevojshme, në forma të qarta e konkrete, duke e bëre kështu kuptueshmërinë midis nesh e klientëve ideale dhe teje të afërt. Këto raporte qartesie mundësojnë gjithashtu bashkëpunimin e mëvonshëm pa probleme persa u përket punëve midis nesh e klientëve.

Zyra jonë nuk ofron vetëm shërbime të shpeja, ajo ofron edhe mbështetje të mëvonshme në të gjitha problemet përkatëse që mund të dalin ne raste te veçanta, gjatë gjithë kohës që jeni në listën e klientëve tanë.

Dy fjale per Av. Saimir VISHAJ:

Përfaqsuesi i Studios  Avokat Saimir Vishaj ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Ttiranës, pas kësaj ka kryer Master në fushën e procedurës penale, Doktoraturën në fushën e proçedurës penale në Padova Itali.

Avokati Saimir Vishaj ka 20 vjet që ushtron profesionin e tij si avokat në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor si, Gjykata e Faktit,  Gykata e Apelit, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese si dhe Gjykata e Strasburgut.

Avokati Saimir Vishaj eshte fitues i nje numri te madhe procesesh gjyqesore te cilat kane bere buje te jashtezakonshme ne media.

Avokati Saimir Vishaj është një nga avokatët penalist më të mirë në Shqipëri

Avokati Saimir Vishaj  mban këto funksione: 
a) Kryetar i Avokatëve Penalistë Shqiptar
b) Anëtar iu Kryesisë së Dhomës Kombëtare të avokatisë shqiptare
c) Anëtar i Komitetit të Disiplinës së Dhomës Kombëtare të avokatisë shqiptare
d) Botues i shumë teksteve dhe artikujve mbi  çështjet e ndryshme të drejtësisë shqiptare, organizator i konferencave seminareve dhe takimeve mbi përmirësimin e sistemit të drejtësisë shqiptare
e) Mbrojtës dhe përkrahës i organizatave të shoqërisë civile, në dobi të gruas, fëmijevë e shumë organizata të tjera joqeveritare.
f)  Avokat Saimir Vishaj ka një kontribut i jashtëzakonshëm në mediat elektronike dhe të shkruara për përmirsimin e sistemit të drejtësisë në Shqiperi